Dhuna ndaj Kryeredaktorit të RD/ “Reporterët pa kufij” kërkuan reagim nga Rama, pse hesht kryeministri?

Organizata “Reporterët pa kufij” ka reaguar lidhur me dhunën e policisë ndaj gazetarit Bledi Kasmi, Kryeredaktor i gazetës “Rilindja Demokratike” në protestën e opozitës.
“RSF denoncon dhunën policore kundër gazetarit Bledi Kasmi në një demonstratë në #Tirana #Albania. Një gazetar me përvojë, Kasmi po raportonte për Rilindja Demokratike http://www.rd.al.auto Screenshot 41527412705
Kryeministri Edi Rama @ediramaal duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia”, thuhet në reagimin e organizatës.
Bledi Kasmi u qëllua me shkop gome gjatë protestës së djeshme të opozitës, ndërsa ishte duke bërë disa fotografi për gazetën RD.
Nga goditja në kokë, gazetari pësoi të paktën 10 qepje, ndërsa iu dha ndihma e parë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Megjithatë, kryeministri Rama nuk ka bërë asnjë reagim për dhunën policore ndaj kryeredaktorit të RD dhr vazhdon të heshtë.
Edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dënoi dhunën e ushtruar nga policia ndaj gazetarit dhe kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, Blendi Kasmi.
Përmes një deklarate për mediat, Shoqata e Gazetarëve thekson se dhuna ndaj Kasmit është e papranueshme dhe duhet dënuar.

auto f54652a3 08b7 4d3b 8aa1 233a6cd862fa 11527440524

Artikulli paraprakSoros, përpjeke për të blerë drejtësinë amerikane
Artikulli tjetërDoktrina Putin