Soros, përpjeke për të blerë drejtësinë amerikane

Lukas Mikelionis
Miliarderi njujorkez, Xhorxh Soros, është duke zhvilluar kohët e fundit një fushatë për të riformuar sistemin e drejtësisë kriminale në Shtetet e Bashkuara dhe është duke shënjestruar me vërshime parash të jashtëzakonshme 4 prej 56 emërimet e prokurorëve lokalë në Kaliforni, të cilët pritet të marrin detyrën më 5 qershor.
Në fakt, ai bashkë me donator të tjerë liberal të pasur janë duke shpenzuar miliona e miliona dollarë dhe grupet liberale janë duke ofruar mbështetje për prokurorët e ardhshëm që favorizojnë norma më të ulëta të burgosjes, dënim të sjelljes së padrejtë të policisë dhe ndryshime në sistemin e gjobave që ata mendojnë se diskriminojnë të varfërit, siç raporton “Los Angeles Times”.
“Njerëzit që duan ta krijojnë vetë politikën sociale nuk janë të denjë të mbajnë poste të tilla”, thotë ish-Prokurori i Përgjithshëm i distriktit të Los Angeles për gazetën. “Nëse arrijnë të fitojnë në San Diego, do të fitojnë më pas edhe në Los Angeles”. Në kontenë e San Diegos një prokuror është duke u mbështetur shumë financiarisht, pasi luftoi fuqimisht për t’i mbajtur të akuzuarit jashtë burgut.
Në Sacramento dhe Alameda, kandidatët janë duke sfiduar hapur personat që mbajnë aktualisht postin për të cilin ata synojnë. Në kontenë e Contra Costa, një prokuror ka fituar mbështetjen e një grupi me donatorë të pasur dhe grupeve liberale. Pesë kandidatë të tjerë në Marin, Riverside, San Bernardino, Stanislaus dhe Yolo, janë duke fituar gjithashtu donacione edhe pse ndoshta në vlera pak më të vogla parash përsëri nga donatorë liberalë.
Noah Phillips, i cili është duke kandiduar në kontenë e Sacramentos, e ka sulmuar kundërshtarin e tij, të cilin e ka njëkohësisht edhe shef, pasi nuk ka arritur të akuzojë dhe dënojë asnjë oficer policie që ka qëlluar një civil. Ai ka pranuar gjithashtu se ekipi i Sorosit ka krijuar fushatën e tij të zgjedhjes dhe ka paguar për të gjitha daljet televizive. Aftësitë e tij për të mbledhur fonde janë përmirësuar ndjeshëm, pasi ka marrë ndihmën e Cari Runa, këshilltar i lartë i fushatës presidenciale të Bernie Sanders.

Soros raportohet se ka shpenzuar mbi 1.5 milionë dollarë për një komitet të aksionit politik për të mbështetur kandidaturën e Geneviéve Jones-Wright në kontenë e San Diegos, i cili ka sulmuar ashpër politikat që “kriminalizojnë varfërinë” dhe është zotuar të formojë një njësi për hetimin e sjelljes së gabuar të oficerë të policisë. Në total, Soros ka shpenzuar mbi 3 milionë dollarë këtë javë me kandidaturat për pozicionet e prokurorëve zonalë.
Një vërshim kaq i madh parash dhe mbështetja nga grupet liberale është thelbësore për kandidatët, duke qenë se shumica e zgjedhjeve nuk lelojnë një kontribut më të madh se 800 dollarë individualisht dhe shumica e fushatave nuk përfitojnë buxhetin e nevojshëm. Lumi i parave për këto kandidatura janë të paqarta, pasi ligji federal i lejon grupet jofitimprurëse që të fshehin burimin e financimeve të tyre dhe janë të detyruar të paraqesin vetëm një përmbledhje të shpenzimeve që bëjnë.
Kundërshtatri i Jones-Wright, prokurorja në karrierë Summer Stephan, nuk mund të mbledhë dot sasinë e parave që po shpenzohet kundër saj. Mbështetja e saj prej 1,1 milionë dollarësh është mbledhur kryesisht nga unioni i policisë dhe prokurorë të tjerë, sipas raportime të “Times”. Stephan bëri publik faktin se, kundërshtari saj ishte duke u financuar nga Sorosi, duke e përshkruar këtë si një kërcënim për sigurinë publike. Jones-Wright iu kundërpërgjigj tonit alarmant të prokurores, duke thënë se financimi që ka marrë është për të ndihmuar kryesisht minoritetet dhe të varfërit, të cilët nuk përmenden asnjëherë në garat e prokurorëve për t’u zgjedhur.
Prokurorja e kontesë së Alamedës, Nancy O’Mallery, e cila po kandidon për t’u rizgjedhur, u çudit kur kuptoi se ndodhej nën shnjestrën e Sorosit për ta hequr atë nga posti, pasi është një demokrate e regjistruar dhe ka përfituar financime nga senatorja demokrate Kamala Harris, bashkë me disa grupe të tjera demokrate.

Megjithatë, ajo është përsëri duke u sulmuar nga e majta dhe kandidati i mbështetur nga Sorosi e akuzon se se ka implementuar politika raciste. Avokatja e të Drejtave Civile, Pamela Price, që kandidon kundër saj është zotuar se do t’i japë fund këtyre politikave dhe akuzoi prokuroren në detyrë që mbështetej nga grupet e zbatimit të ligjit.
Financuesit e pasur liberalë janë duke mbështetur edhe Diana Becton në kontenë Contra Costa. Ajo u emërua si prokurore, kur paraardhësi i saj u detyrua të jepte dorëheqjen pas shpërthimit të një skandali të madh politik korrupsioni. Sfiduesi i saj, një prokuror i vjetër dhe i mirënjohur, ka denoncuar publikisht mbështjen e grupeve të pasura për të duke thënë se, “miliardët mendojnë se siguria publike e vendit tonë është nxjerrë në shitje”.

Artikulli paraprakMerkel në Kinë për të kërkuar bashkëpunim
Artikulli tjetërDhuna ndaj Kryeredaktorit të RD/ “Reporterët pa kufij” kërkuan reagim nga Rama, pse hesht kryeministri?