Dhjetëra mijëra qytetarë nga rrethet vërshojnë drejt Tiranës për protestën e orës 20:00

Me dhjetëra mijëra protestues po i drejtohen në këto momente Tiranës, ku do t’i bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahet në orën 20.00 në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Sipas të dhënave që vijnë nga Partia Demokratike, deri më tani rreth 70 mijë qytetarë që po vijnë nga rrethet.  Ndërkohë që mijëra qytetarë nga Tirana do t’i bashkohen protestës në orën 20:00 para kryeministrisë.

Mijëra protestues nga Dibra në protestën e sotme para kryeministrisë

Mijëra mbështetës të opozitës janë nisur nga qarku i Dibrës për të marrë pjesë në protestën e sotme.

Kështu deklaron Partia Demokratike në Dibër, e cila thotë se nga 4 bashkitë e qarkut janë rreth 5000 qytetarë që po i bashkohen protestës së orës 20:00 në Tiranë.

Për shkak të pikave të kontrollit të ngritura në rrugët nacionale, raportohet se protestuesit janë nisur që nga mëngjesi i kësaj të hënë.

Vlora dhe Lezha i përgjigjen thirrjes së Opozitës

Përkrahësit vlonjatë të opozitës janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar tubimit në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Nisja e tyre bëhet nga 3 pika të Vlores, ndërsa në total janë nisur 6 autobuza, me rreth 1000 protestues.

Drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës janë nisur edhe demokratet e Lezhës.

Mijëra nga Berati drejt Tiranës

Rreth 1 200 protestues nga opozita e Beratit janë nisur drejt Tiranës, për t’ju bashkuar protestës së dhjetë të opozitës, që është vendosur të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 20:00.

Protestuesit e Partisë Demokratike të Beratit janë grumbulluar si gjithmonë përpara selisë së PD-së së qytetit, ku u nisën me autobusë dhe automjete private drejt Tiranës, ndërkohë që protestuesit e LSI-së u nisën me automjete private nga sheshi qëndror i qytetit.

Kryetari i degës së PD-së Berat,Gazmend Azizi, ka deklaruar se,nga selia e Partisë Demokratike u nisën drejt protestës së dhjetë të opozitës rreth 900 protestues,ndërkohë që nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 300 protestuesish të nisur me automjete private drejt protestës së madhe të opozitës së bashkuar.

Nga selia e Partisë Demokratike janë nisur në orën 16:00 të ditës së sotme 4 autobusë dhe rreth 60 makina private, ndërkohë që nga LSI-ja janë nisur 3 autobusë dhe rreth 30 automjete të vogla me protestues. Sipas kryetarit të PD-së Berat, Gazmend Azizi, protestat e opozitës shpalosin revoltën e popullit ndaj qeverisë kriminale të Edi Ramës.

Sipas rretheve

Kukësi 4600 protestues

Shkodra rreth 10 000 protestues

Dibra 5 500 protestues

Lezha 7800 protestues

Vlora 5800 protestues

Fier rreth 6 500  protestues

Gjirokastra 2800 protestues

Berati rreth 3000 qytetarë.

Durrësi  rreth 10 000 protestues,

Elbasani 8 600 protestues

Korça afro 5 600 protestues

Artikulli paraprakZëri i Amerikës: Protestë para Shtëpisë së Bardhë kundër ndërhyrjes së Soros në Shqipëri
Artikulli tjetërParlamenti, teatri personal i kryeministrit! Ushtarët në rresht kundër armiqve…