Detja të reja nga vrasja e kryetarit të njësisë Administrative: Autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit

Zbulohen dertaje të reja nga vrasja e kryetarit të njësisë Administrative të fshatit Kotë në Selenicë, Fatmir Hodo. Autori është identifikuar si Admir Delaj, rreth 43 vjeç, nga fshati Gumenicë dhe është prangosur nga Policia në banesën e tij. Autori e ka qëlluar me armë gjahu çifte.
Burime bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur për konflikt pronash.
Autori ka qenë duke pirë kafe jashtë lokalit. Është futur brenda dhe ka debatuar me viktimën, më pas kanë dalë të dy jashtë dhe autori e ka qëlluar dy herë.
Fatmir Hodo, ish-kryetar i komunës Kotë, administrator i kësaj njësie, i zgjedhur i PD-së, është rreth 64 vjeç. Në krye të njësisë administrative Kotë është që nga viti 2015.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pasdreke në fshatin Kot në Selenicë.
olicia e Vlorës ka prangosur autorin e dyshuar të vrasjes së kreut të njësisë Administrative të fshatit Kotë, në Selenicë.
Mësohet se autori i vrasjes Admir Delaj, 43 vjeç, është prangosur në banesën e tij, vetëm pak minuta pas krimit.
Policia ka sekuestruar, përveç armës së krimit edhe makinën e autorit të vrasjes së 64-vjeçarit Fatmir Hoda.
Ende nuk janë sqaruar arsyet që çuan Admir Delajn drejt vrasjes se Fatmir Hodos.

Artikulli paraprakEksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri është katastrofale, ja si duhet të zhvilloni ekonominë
Artikulli tjetërRama tutor politik, Reforma në Drejtësi në pikë të vdekur