Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan, kush është personi që ndiqte policia

Detaje të reja nga ngjarja në Krastë të Elbasanit ku pas ndjekjes nga policia, 5 makina përfunduan të aksidentuara dhe 5 persona mbetën të plagosur. BalkanWeb raporton se personazhi që ka ngritur më këmbë policinë e Elbasanit është shtetasi Aldiron Shehu, i cili është arrestuar.

Ky person udhëtonte me një makinë tip “Volksëagen Passat” me targa greke nga Korça. Aty nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe ka vijuar rrugën drejt Pogradecit. Po ashtu edhe në Pogradec e Librazhd nuk i ka qëndruar postblloqeve.

Pasi është njoftuar Policia e Elbasanit, ajo ka ngritur një postbllok për të ndaluar të dyshuarin. Ky i fundit nuk i ka qëndruar as postbllokut dhe ka përplasur një mjet të forcave “Shqiponja”. Më pas për shkak të lëvizjes, mjeti i Shehut ka dalë në krahun tjetër të rrugës dhe ka përplasur dhe 2 mjete të tjera.

Gjatë kësaj kohe policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun, i cili u vu në pranga. Ai rezulton me precedentë penal pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018.

Artikulli paraprakShow i Ramës me KÇK-në/ Kompleksi “Golden” u sekuestrua nga Prokuroria në 2015 (Dokumenti)
Artikulli tjetërDelegacioni i Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE mbërrin në Tiranë për 30 zgjedhjet e qershorit