“Dështimi i arsimit si pasojë e politikave të gabuara”/ Lapardhaja: Edi Rama flet për reformat në arsim sikur të jetë në opozitë dhe jo në pushtet prej 11 vitesh

Të punosh mësues sot, është shumë e vështirë për faktin se nuk ka stimul pagese dhe për 11 vite po flitet dhe asgjë nuk po bëhet në këtë aspekt, mendon Namir Lapardhaja, gazetar dhe njohës i çështjeve të arsimit në vend.

Për “MCN economy”, ai u shpreh se kryeministri Rama sot premton sikur është vetë në opozitë, ndërkohe që për 11 vite radhazi nuk ka bërë rritje të pagave të tyre.

“Problemi sot i kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama është se ai flet sikur do të vijë në pushtet dhe harron, nuk e shtron njeri diskutimin në rrafshin që kjo qeveri ka 11 vite ne pushtet dhe përkundrazi nuk ka bërë asgjë. Rroga e mësuesit nuk është rritur as në nivelin e inflacionit dhe është shumë më poshtë se kaq. Dhe e dyta, nëse në qeverisjen e mëparshme, rrogat e mësuari arritën të dyfishohen në shifra reale, gjatë kësaj periudhe, ajo që ndodh është se rrogat e mësuesve rriten vetëm para fushatave elektorale, një lloj mënyre për i mbajtur nën tutelë dhe të karikuar se me fushatën e ardhshme do të rritet sërish rroga.

Pra nuk mund të flasim që pas 11 vitesh do ta çojmë rrogën 1 mijë €, kur gjithë këto vite nuk është bërë asgjë në këtë drejtim dhe nuk është bërë asnjë rritje normale dhe ashtu siç e parashikon ligji çdo vit.”

Sipas gazetarit Lapardhaja, sot vetë politika dhe shoqëria sot nuk e stimulojnë arsimin.

“E dyta, ka një politike të tërë që nuk e stimulon arsimin për të mos thënë që është edhe një shoqëri e tërë që nuk i stimulon shkollët dhe degët.

Vetë ligji i arsimit të lartë, vetë mënyra e përzgjedhjet që studentëve nëpër shkolla dhe vetë rrogat e bëjnë që shpesh herë degët e mësuesisë të jenë më pak të pëlqyera.”

Artikulli paraprakTë shtunën sërish në protestë/ Kreu i PD Krujë, Sabah Sheta: Qeveria kthen përgjigjie: “S’ka dalje për në Krujë në aksin Thumanë -Kashar, por nuk jep zgjidhje!”
Artikulli tjetërDhuna që buron në Tik Tok! Dëmi më i madh po i krijohet adoleshentëve dhe të miturve, sociologia: Prindërit pyesin vetëm për notat