Dëshpërimi i Foltores dhe Gaztores, shihet te lajmet e rreme!

Nga Bato Kosova

Sot u zhvillua një seancë gjyqësore, e zakonshme për regjistrimin e statutit të ndyshuar të PD në gjykatë.

Gaztori i Berishës i cili në një mënyrë të çuditshme refuzoi të çojë ndonjë dokument në gjykatë për të vërtetuar zbatimin e statutit në mbledhje e Këshillit Kombëtar të pretenduar prej tij, vrapoi që këtë procedurë ta lidhë me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Gaztori i dëshpëruar, shpërndau një lajm të rremë. Gjykata nuk njeh Lulzim Bashën tha gaztori. Ndërkohë, vetë gjykatësi në vendimin e tij thotë PDSH e drejtuar nga Lulzim Basha.

Jo se nuk e di, por është shenjë dëshpërimi, njësoj si e tutorit të tij që pasi dështojnë mbushin dynjanë me mashtrime.

Ajo që vihet re është se takimet nëpër skutat e oligarkëve me gjyqtarin e kishin ndihmuar gaztorin të përgatiste lajmin e rremë. Por ajo nuk shërben për më shumë se kaq.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe partia vazhdojnë punën e tyre. Këtë nuk e ndalon siç nuk e ka ndaluar asnjë procedurë e mëparshme.

Nga ana tjetër fatkeqësisht aleanca Rama- Berisha vazhdojnë përpëlitjet e tyre përballë SPAK dhe me ndihmën e gaztori të mbajnë peng Kuvendin, të harrohet buxheti, emigrantët, akuzat e SPAK për Berishën dhe njerëzit e Ramës.

Për këtë po mbajnë peng grupin parlamentar sepse Ramës me shumë se çdokujt, i duhet kaosi i Berishës dhe gaztorit të tij.

Rama-Berisha janë bashkë në betejën kundër SPAK dhe pseudo-aksioni është i koordinuar bashkërisht me ndihmën e oligarkëve të tyre.

Rama-Berisha janë bashkë në pengmarrjen e grupit parlamentar të PD, duke dhunuar për herë të parë në histori të drejtën e një partie për t’u organizuar.

Madje duke mbajtur si pjesë të PD një individ të përjashtuar nga partia. Pse nuk e pati të njëjtin standart Edi Rama, kur përjashtoi Tom Doshin?!

Rama-Berisha ishin bashkë humbjen e turpshme të 14 majit në këmbim të kullave për familjen Berisha.

Rama-Berisha janë bashkë kundër, votës se diasporës, listave të hapura dhe vettingut në politikë.

Rama-Berisha kapën sistemin në 2008 dhe po tetojnë ta mbajnë atë të bllokuar edhe me ndihmën e shfaqeve të gaztorit në parlament.

Lajmet e rreme të sotme janë shenjë dëshpërimi për Berishën, Ramën dhe gaztorin. Ata se kontrollojnë dot me SPAK dhe asnjë pakt mes tyre nuk funksionon dot përballë akuzave të SPAK.

Artikulli paraprakPD, Mirela Karabina: Vendimi i sotëm i Gjykatës provoi se Lulzim Basha është kryetar i PD-së
Artikulli tjetër“Komunistët e nisën luftën për pushtet më 1943”/ Libri i ri i Uran Butka: 2.500 të vrarë, 1067 në luftë civile dhe 1500 me të huajt. Partizanët u baltosën….