Dëshmitari irremë/ PD kallzim penal për drejtuesit e policisë dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj”

Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë, që gjatë kohës kur kanë ndodhur përgjimet zyrtare ndaj Fredi Alizotit, drejtonin policinë e Fierit.

Në një konferencë për mediat, ish-deputeti Ervin Salianji, paralajmëroi se gjithashtu do të kallzohen penalisht edhe prokurorët e çështjes Xhafaj, për shpërdorim detyre falsifikim të provave dhe fshehje të së vërtetës.

“Ata që sot mendojnë se janë të paprekshëm do të japin llogari për të gjitha shkeljet e tyre, pavarësisht suportit që kanë sot për shkak të shërbimeve që po kryejnë”, paralajmëroi ish-deputeti.

Salianji publikoi sot përgjime të reja lidhur me çështjen “Babalja”, ku provohet sesi ish-drejtuesit e Policisë së Fierit komunikonin me trafikantin e dënuar Fredi Alizoti, duke e paguar për shkak të rolit që ai mori si aktor.

“Përgjimet faktojnë se Edi Rama e ka humbur bastin. Ai është faktuar si arkitekti i mbrojtjes së trafikantit të drogës Agron Xhafaj, ndërsa Fatmir Xhafaj si ministri që vuri policinë dhe prokurorinë në shërbim të fallsifikimit të së vërtetës.

Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj” për shpërdorim detyre, fallsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.

Sado të paprekshëm të duken tani, narkoshteti i ndërtuar prej Edi Ramës, nuk do të triumfojë! Herët apo vonë, Edi Rama dhe shërbëtorët e tij do të përballen me ligjin dhe drejtësisë e vërtetë!”, tha Salianji.

55639985 2216487461707051 5061730520111513600 n

Artikulli paraprakProtestuesja: “Shefi i krimeve në Kombinat më erdhi në banesë dhe më ka dhunuar”!
Artikulli tjetërAkuza të rënda ndaj Arta Markut: “Shkatërruat dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë”!