Akuza të rënda ndaj Arta Markut: “Shkatërruat dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë”!

Në analizën vjetore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda pati debate të ashpra dhe akuza të rënda ndaj Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Mësohet se ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, ka hedhur akuza ndaj kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, se nuk e ka bërë detyrën siç duhet.
“Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017”, i është drejtuar Hadarmataj-Markut.
“Ju dhe ata që punojnë për ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para mediave Prokurorinë e Krimeve të Rënda”, ka thënë gjithashtu Hajdarmataj gjatë analizës së punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Marku, gjatë fjalës së saj, është shprehur se, disa prokurorë kanë keqpërdorur pozicionet, kanë nxjerrë sekretet e hetimit dhe “na kanë bërë të ndjehemi keq”.

Artikulli paraprakDëshmitari irremë/ PD kallzim penal për drejtuesit e policisë dhe 4 prokurorët e çështjes “Xhafaj”
Artikulli tjetërProtesta e nesërme tmerron Ramën, blindon dhe mbyll me pllaka metalike Kryeministrinë