Dëshmia tronditëse nga grabitja e dy grave në Gjirokastër: Me armë te koka na kërkuan “lefta”

Persona të maskuar hyjnë në shtëpitë e dy të moshuarave në fshatin Terihat të Dropullit duke marrë një sasi parash nën kërcënimin e armës.

Gazetari Orges Sako raporton për abcnews.al se të moshuarat u mbyllën në një dhomë teksa grabitësit kërkonin nëpër shtëpi për para duke i thënë “na jepni leftat”.

“I mbyllën gojën, i vunë pistoletën në kokë dhe i hodhën në krevat. Pastaj mbyllën dritaren dhe dhomën duke i lënë brenda. Grabitësit flisnin shqip dhe greqisht. Leftatë, ku i ke leftatë, i thonin nënës”, shprehet vajza e njërës prej të moshuarave.

“Na mori komshija që ishte mbyllur brenda në telefon dhe ne njoftuam të afërmit këtu”, rrëfen ajo për abcneës.al.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe se është duke kërkuar për autorët. /abcnews.al

Artikulli paraprak“Minishengeni Ballkanik, një fake news me pasoja rajonale”
Artikulli tjetërGjata akuza të forta për Ramën: Do dënohesh për tradhëti kombëtare!