Deputetja e PD: Pensionistëve do u rritet pensioni me 500 lekë, çfarë do të bëjnë me ato para? Shpërndarja e buxhetit është e padrejtë

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se shpërndarja e buxhetit të vitit 2024 për pensionistët, është e padrejtë.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Pampuri u shpreh se pensionistëve do u rritet pensioni me 500 lekë, të cilat janë të pamjaftueshme.

“Sa shtohen pensionet për pensionistët, që ta dëgjojnë edhe pensionistët. Do marrim një pensionist që në Shqipëri paguhet nga 8000-15000 lekë të reja në muaj. Pensioni i shtohet me 500 lekë të reja në muaj.

Çfarë do të bëjë ky pensionist? Marrim numrin e pensionistëve, që nuk janë të paktë, që marrin 8000 lekë të reja në muaj, dhe 500 lekë, 8500 lekë të reja në muaj, një pensionist që duhet të paguajë drita, ujë, dhe të gjitha shpenzimet e ushqimeve të sshprtës, që kanë pësuar rritje.

Duhet të paguajë medikamentet. Ku ta çojë një pensionist këtë shtim që ju thoni, 400 miliardë. Po, 400 miliardë është shumë e madhe, por shpërndarja është e padrejtë”, theksoi ajo.

Artikulli paraprak“Tensionet nuk duhet të kalojnë në konflikte”/ Zbardhet takimi mes presidentëve të SHBA dhe Kinës, Xi: Marrëdhëniet tona s’janë ‘lundrim i qetë’, por…
Artikulli tjetërEmigrantët përçajnë Foltoren