Denoncimi: Vëllai i zv.ministres me bekimin e Gjushit vazhdon ndërtimin në zonën arkeologjike

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka denoncuar ndërtimet që po bëhen në zonën arkeologjike të Durrësit nga vëllai i zv/ministres së Brendshme, Rovena Voda me bekimin e Vangjush Dakos.

‘Uji fle, mafia e ndërtimit dhe coronavirusi nuk flenë!

Mafia e ndërtimit Dako – Voda: Rroftë Epidemia!!

‘Rruspat pasurisë arkeologjike për të ndërtuar pallate dhe shitur beton!

Qytetari dixhital denoncon ndërtimin në zonë arkelogjike të vëllait të ndrikull Voda me bekimin e Gjush Betonit.

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Mirëdita Doktor !
Mafia e ndërtimit nuk pyet për koronavirus por i është vërsulur arkeologjisë së Durrësit.

Në lagjen 6, rruga Aleks Komneni, firma Kristi Construksion, te ciles i janë shpartalluar të gjitha ndërtimet që ka bërë në Durres nga tërmeti i 26 nëntorit, me administrator vëllain e zv.ministres së Rendit, ndrikull Vodës dhe me bekimin e betonit të Vangjush Dakos, po gërmojne për hapjen e themeleve të një pallati, në shkelje të ligjeve dhe rregulloreve të arkeologjisë së qytetit të Durrësit.

Firma ndërtimit nuk ka marrëveshje me agjensitë ligjzbatuese të ruajtjes së arkeologjisë e as kontratë me ministrinë e Kulturës, në objekt nuk ka asnjë arkeolog që të monitorojë gërmimet që është detyrim ligjor, dhe nuk është kryer asnjë sondazh paraprak për rriskun arkeologji.

Ky është standarti i Edvin Koronës, nga njëra anë mbyll brenda e gjobit qytetarët durrsakë për emergjenca sanitare, e nga ana tjetër lëshon cakejtë e mafies se ndërtimit të shkatërrojnë arkeologjinë e Durrësit ditën për diell
Ju lutem denonconi sa s’është vonë. Me respekt’

Artikulli paraprakRama i mashtroi/ Pensionistët sorollaten në sportelet e postës, Pampuri: Rrezikohen nga Covid-19
Artikulli tjetërMjekët kinezë alarmohen me masat në Itali: Nuk e keni kuptuar se me çfarë keni të bëni. Ndaloni të gjitha…