Denoncimi: Plarent Ndreca, korrupsion me automjetet e BE për policinë! (Foto)

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca (Lleshaj) përveç dy automjeteve të ministrisë që i përdor për hallat dhe tezet ka marrë një nga automjetet e Bashkimit Europian, e ka rilyer nga ngjyrë e bardhë në ngjyrë të zeze, si shpirti i tyre katran, dhe e keqpërdor për kryerjen e veprimeve të tij korruptive në vend që t’u vihet në dispozicion efektivëve të Policisë

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncohet korrupsioni i famozit Ndreca me automjetet e BE per policine!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

I nderuar Zoti Berisha, duke Ju uruar shendet me lejoni te denoncoj nje rast korruptiv te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme Plarent Ndreca (Lleshaj) qe ka te beje me automjetet e Policise se Shtetit qe Bashkimi Europian i ka dhene per te luftuar krimin. Plarent Ndreca (Lleshaj) alias Plarent Ndreca (Nikolla) i ndrikulles se Arsimit sot i Sander Kimikut, qe eshte ende ne proces gjyqesor per shperdorim fondesh dhe i pezulluar nga DAP perveç dy automjeteve te ministrise qe i perdor per hallat dhe tezet ka marre nje nga automjetet e Bashkimit Europian, e ka rilyer nga ngjyre e bardhe ne ngjyre te zeze, si shpirti i tyre katran, dhe e keqperdor per kryerjen e veprimeve te tij korruptive ne vend qe tu vihet ne dispozicion efektiveve te Policise. Lutem denoncojeni, anonin. Zoti Ju bekofte. Rrofte Shqiperia.

1 78

2 60

Artikulli paraprakShëmbja e Kushtetutës duhet ndaluar!
Artikulli tjetërBerisha: Arben Malavita lumturon familjen e Evës me 5 milion eurë!