Shëmbja e Kushtetutës duhet ndaluar!

Nga Elton LASKA

Dihet se themeli i shtetit të së drejtës ngrihet mbi gurët e mëdhenj që vendosen në kushtetutë. Mbi bazën e së cilës ndahen pushtetet kryesore siç janë: ai Legjislativ (Parlamenti), Ekzekutiv (Qeveria) dhe Gjyqësor (Gjykatat).

Në Shqipëri ky parim themelor bie poshtë kur të gjithë e dime se:

1- Gjykatat kryesore si ajo Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë ka pothuajse 2 vite që nuk funksionojnë, për të mos folur pastaj reflektimin që kanë transmetuar në nivele më të ulta të gjyqsorit.

2- Ekzekutivi që duket si më i “forti” në këtë situatë jokushtetuese ka përqëndruar pushtetin si të ekzekutivit por edhe pushtetin lokal 100% nën umbrellën e “Rilindjes”. Si të mos mjaftoje kjo, duke patur mazhorancën absolute në Parlament po emëron edhe “drejtësinë e re”.

3- Parlamenti dihet tashmë se është totalisht nën hyqmën e mazhorancës absolute dhe yesman-ët e tij janë kthyer në një rrezik të madh drejt instalimit të një autokracie të ngjashme (por edhe më të keqe) se ajo e komunizmit 45-vjeçar në Shqipëri.

Kemi mbi 20 ligje të miratuara nga ky parlament me propozimin e qeverisë të cilat janë totalisht në shkelje me Kushtetutën.

Në këto kushte në të cilat ndodhet vendi ynë nuk ka pikën e dyshimit se vetëm me demokracinë dhe ndarjen e pushteteve nuk ka të përbashkët.

Prandaj kjo situatë e jashtëzakonshme kërkon një reagim të jashtëzakonshëm nëse duam që ta mbrojmë demokracinë, ta mbrojmë rendin Kushtetues, ta mbrojmë lirinë e fjalës, ta mbrojmë degradimin në autokraci.

Cilido që bën thirrje në këtë drejtim ka mbështetjen time modeste dhe të pa kursyer.

Artikulli paraprakNatë e zezë për Turqinë! Kasaphanë me dhjetra ushtarë të vrarë në Siri, vendi në prag të luftës
Artikulli tjetërDenoncimi: Plarent Ndreca, korrupsion me automjetet e BE për policinë! (Foto)