Deklarata e fortë e Berishës: Në përgjimet e reja janë të përfshirë Rama dhe ministrant!

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëron se ekzistojnë përgjime të tjera të zyrtarëve të lartë të mazhorancës, të përfshirë në shit-blerjen e votava. Duke iu referuar burimeve të tij, ai u shpreh se në përgjime është emrin i Edi Ramës dhe i disa ministrave dhe ish-ministrave.
“Në rrafshin e protestës, PD duhet të bëjë më shumë dhe me këto dokumente që janë dosje të regjistruara të telefonatave. Këto që kanë dalë nuk janë as një e dhjeta e mijëra e mijëra faqeve. Janë të përfshirë ministra, përfshirë Edi Ramën. Unë kam qenë President, kryeministër, por informacionet më të sakta mi ka dhënë qytetari dixhital”, sqaroi Berisha në emisionin ‘Tempora’.
Ish-kryeministri shtoi se vendi rrezikon për herë të tretë mos-hapjen e negociatave dhe si shkak përmendi implikimin e zyrtarëve të lartë në afera korruptive dhe lidhje me eksponent të krimit.
“Kur ti emëron ministrin e Brendshëm dhe del i lidhur me bandat dhe vazhdon me zëvendësin e tij me vëlla trafikant ndërkombëtar dhe ke në krye të grupit parlamentar një njeri me 5 emra i cili ka bërë 58 rrugë me Edmond Begon. Njerëzit që janë të lidhur nuk kanë atdhe. Ata shesin çdo gjë. Ata kanë shpirt vetëm trafiqet dhe përfitimet nga krimi. Ata vijnë nga krimi. Me Edi Ramën dhe grupin e tij merr pak lidhjet e tmerrshme që po dalin tani me bandat. Regjistrimet e publikuara në Zërin e Amerikës dëshmojnë se bankat morën zgjedhjet në Shkodër, Durrës, në Lezhë, në Peshkopi”, përfundoi Berisha.

Artikulli paraprak“Larg duart nga Trepça, jemi akoma gjallë”!
Artikulli tjetërTahiri shpërthen në akuza para gazetarëve: I di mesazhet që ju vijnë në celulare…