Dash Shehi: Rrëzim i Ramës dhe homoseksualëve të tij

Dashamir Shehi i është përgjigjur zërave brenda opozitës që e kanë cilësuar si një ndër kandidatët më të fortë opozitarë që mund të jetë përballë Erjon Veliajt në Tiranë.
Ai thotë se çështjen e kandidimit pret, pasi tani ka çështje më të rëndësishme përpara.
‘Sa i takon kandidimit tim me kësmet, pasi është një çështje që ne si opozitë do ta zgjidhim në momentin e duhur.
Sepse për momentin kemi tema më të mëdha, sidomos sa i takon raportit me qeverinë qendrore, kemi nevojë për ligj zgjedhor, kemi nevojë për kushte të reja për të hyrë në zgjedhje.
Pra, tema se kush është kandidati i opozitës për Tiranën, është dytësore, është e negociueshme dhe rinegociueshme. Kemi kohë deri atëherë’, thotë Shehi.
Ndërkohë, kreu i LZHK-së paralajmëron se pas rrëzimit të Ramës, opozita i ka potencialet për të qeverisur.
‘Kur kishte rilindja kapacitete për të qeverisur me hajdutë, me bijtë e ish- byrositëve që nuk kishin lexuar asgjë përveç librave të Stalinit, apo me homoseksualë, si nuk paska opozita kapacitete. E djathta është gati të vijë në pushtet, sepse kapacitete të shumta që garantojë qeverisje të drejtë për qytetarët shqiptarë”, thotë Shehi.

Artikulli paraprakGati revolta, 13 mijë lekë për të kaluar në Rrugën e Kombit, zagarët e Ramës në media nisin reklamën
Artikulli tjetërThirrja e Berishës nga Shkodra: Rrëzim i qeverisë me çdo çmim