Dani Alves prezantohet tek PSG

Dani Alves është një futbollist i PSG. Pas largimit të tij nga radhët e Juventusit, mbrojtësi brazilian është gati për të nisur  një tjetër aventurë të re futbollistike, këtë herë në kampionatin francez. Përmes një postimi në Twiter, klubi parizien ka zyrtarizuar transferimin e Dani Alves tek PSG. 34-vjeçari ka zgjedhur fanellën me numër 32. Braziliani ka firmosur një kontratë dy vjeçare. Në prezantimin e tij, mbrojtësi nuk ka nguruar të thumbojë ish-skuadrën e tij të fundit, Juventusin. I pyetur nga gazetarët se kush është ndryshimi mes dy klubeve, Dani Alves u shpreh se tek Paris ka më shumë rregull dhe organizim. Ai i premtoi tifozëve se do të japë më të mirën e tij, në mënyrë që ekipi të arrijë objektivat sezonalë. Më tej, Alves u shpreh se ekipit të tij të ri i mungojnë fare pak element për ta fituar Champions League. Më herët u përfol për një transferim të mundshëm të Dani Alves tek Man.City, pistë e cila nuk u realizua. Pas Barcelonës dhe Juventusit tashmë braziliani do të nisi një aventurë të re tek Paris Sain Germain.
Braziliani, i cili pak javë më parë ndërpreu kontratën me Juventusin për t’iu bashkuar parizienëve, ka nënshkruar për dy sezonet e ardhshme, një marrëveshje nga e cila pritet të përfitojë rreth 15 milionë euro në vit. Në konferencën e prezantimit, ndër gjërat e para që ai shpjegoi ishte pse iu bashkua PSG-së dhe jo Mançester Sitit, me të cilin kishte qenë prej shumë kohësh në bisedime. “Ka një projekt shumë interesant në Paris. Unë kam miq këtu dhe më pëlqejnë sfidat. Nëse Pep Guardiola dhe Mançester Siti ndjehen të lënduar, më vjen keq.
Unë kam ardhur këtu për t’u bërë kampion. PSG po ‘flirton’ me mua prej shumë kohësh, prej tre vitesh, ndërsa tani jemi të martuar. Kam pasur kënaqësinë që të fitoj tre herë Ligën e Kampioneve dhe dëshiroj që të sjell eksperiencën time këtu. Pastaj presidenti i klubit ka shumë aftësi bindëse”, tha Alvesh para mediave.
Skuadra kineze, Tianjin Quanjian, është hedhur në aksion për ta transferuar Alvaro Moratan nga Real Madridi. E ardhmja e Alvaro Moratas vazhdon të mbetet e paqartë. Sulmuesi ka shfaqur dëshirën që të largohet nga Los Blancos, por deri më tani nuk ka lëvizur asgjë në këtë drejtim. Sipas Onda Cero, skuadra kineze, Tianjin Quanjian, ka shfaqur interesim për ta transferuar Alvaro Moratan nga Real Madridi.
Thuhet se Tianjin Quanjian, skuadër e cila drejtohet nga Fabio Cannavaro, i ka ofruar Moratas një kontratë pesëvjeçare me një pagë prej 30 milionë euro neto në sezon, përcjell “Express”. Pavarësisht ofertës së majme, thuhet se Morata nuk dëshiron të transferohet në Kinë. Ai ka oferta edhe nga Chelsea dhe Manchester United.

Artikulli paraprakMesi kërcënon Realin
Artikulli tjetërBE, ultimatum Hungarisë për Sorosin