CR7 reagon pas eliminimit të Al Nassr në Championsin Aziatik: Kthehemi edhe më të fortë!

Al Nassr u eliminua të enjten nga Championsi Aziatik nga Al Ain (skuadër nga Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Ronaldo ka reaguar për herë të parë mëngjesin e sotëm.

Futbollisti portugez ka lënë një mesazh në rrjetet sociale ku shkruhej:

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Ne do të gjejmë një mënyrë për t’u kthyer edhe më të fortë! Gjithmonë bashkë!”

Ronaldo ishte në formacionin startues dhe madje arriti të shënonte një penallti që e çoi ndeshjet te goditjet e 11-metërshave për të përcaktuar skuadrën që do të vijonte më tej.

CR7 u tregua i saktë sërish nga pika e bardhë, por shokët e skuadrës e lanë në baltë. Në tribunë ishin nëna dhe motra e Ronaldos, që shpërthyen në lot kur Ronaldo shënoi penalltinë gjatë lojës.

Artikulli paraprakVrasja në burgun e Peqinit, përse Sokol Mjacaj kundërshton izolimin në ’41 biss’? Gazetarja Anila Hoxha zbulon detaje pas shtyrjes së seancës
Artikulli tjetërÇmimi bananes do të shtrenjtohet, si do të ndikojnë rritja e temperaturave