Ç’po ndodh tek Arsenali?

Sipas “The Sun”, lojtarët e Arsenalit kanë pasur një takim pa praninë e trajnerit Arsene Wenger për të dalë nga kriza në të cilën janë. Mertesacker mësohet se ka qenë udhëheqësi i këtij takimi. Atmosfera në kampin e “Topçinjve” është e stuhishme, pas finales së “Carabao Cup”, të cilën Arsenali e humbi përballë Manchester City. Mertesacker i ka paralajmëruar lojtarët se ata duhet të luajnë edhe për të shpëtuar Wenger.  Yjet e skuadrës kërkuan më shumë përkushtim, ndërsa po përgatiten për tre muajt më të rëndësishëm të mbretërimit 21-vjeçar të Arsene Wenger në këtë klub. Mertesacker, veterani i ekipit, i cili do të bëhet menaxher në fund të sezonit, ka apeluar që gjithsecili të shikojë pozicionin e vet, duke dhënë maksimumin. Wenger, 68 vjeç, është përsëri nën presion të madh përpara se të riorganizohet sonte kundër liderëve të Premier League, Manchester City, në “Emirates”.
Trajneri francez, i cili ka një kontratë deri në fund të sezonit të ardhshëm me Arsenalin, është ende pezull për të ardhmen e tij. Dje, ai tha: “Jam shumë i habitur që është një tërmet i tillë, edhe pse kemi humbur një finale. Ne i kemi marrë tifozët tanë për të shkuar në ‘Wembley’ dhe për të fituar. Jam këtu prej 21 vitesh dhe kam respektuar gjithmonë kontratat e mia, prandaj jam shumë i habitur që më pyesni për këtë.  Pozita personale është më e pakta e shqetësimeve të mia. Unë jam i habitur, sepse kam qenë këtu për 21 vite dhe e kam kthyer gjithë botën mbrapsht për të respektuar kontratat me Arsenalin. Vendimi se kur do të largohem ka qenë teknikisht gjithmonë i imi dhe kështu do të mbetet. Kjo është pjesë e punës sime”.

Artikulli paraprakAdministrata Trump fiton betejën ligjore për ndërtimin e murit
Artikulli tjetërPër një ushqyerje të shëndetshme, ja këshillat e Shkollës Mjekësore të Harvardit