Për një ushqyerje të shëndetshme, ja këshillat e Shkollës Mjekësore të Harvardit

Shkolla Mjekësore e Harvardit jep këto 6 këshilla si plan për ushqyerjen e shëndetshme. Ky plan është karakterizuar si shembulli mbarëbotërorë më i mirë për të programuar vaktet. Le të ndjekim këshillat që na japin ekspertët:
Yndyra të shëndetshme – Përdorni yndyra të shëndetshme (si vaj ulliri) për gatim, në sallat etj. Shmangni yndyrat e përpunuara.
Perime – Konsumoni sa më shumë perime të varieteteve të ndryshme. Këtu nuk përfshihen patatet e skuqura.
Fruta – Hani sa më shumë fruta të shumëngjyrshme.
Ujë– Pini ujë, çaj ose kafe (me pak ose pa sheqer). Kufizon i konsumimin e produkteve të qumështit (1-2 racione në ditë) dhe lëngjet (1/2 gotë në ditë). Shmangni pijet e gazuara.
Drithëra: Konsumoni drithëra të llojeve të ndryshme (elb, oriz kaf, makarona). Limitoni drithërat e rafinuara (bukë ose oriz i bardhë).
Proteina të shëndetshme – Konsumoni peshk, mishin e shpendëve, thjerrëzat dhe frutat e thata. Limitoni mishin e kuq dhe shmangni proshutën dhe ushqimet e tjera të përpunuara.
Dhe këshilla më e rëndësishme: Jini aktivë.
Shëndeti.com

Artikulli paraprakÇ’po ndodh tek Arsenali?
Artikulli tjetërReal Madridi, lider i La Liga-s në të ardhura, 675 milionë euro