Covid-19 lë në harresë të sëmurët e tjerë: Po lozin me jetën e njerëzve, mamanë e kam sëmurë rëndë këto më thonë…

Ndërkohë që në shumë aktivetet në vend janë pezulluar për shkak të pandemisë së COVID-19, duket se qytetarët e tjerë të sëmurë nga sëmundje të ndryshme janë lënë në harresë nga shërbimi shëndetësor.

Një grua pranë ambientëve të QSUT-së ka folur për Fax News, në lidhje me hallin që e ka zënë në këtë kohë dyerve të spitaleve më nënën e sëmurë.

Ajo shprehet se mamaja e saj megjithëse në gjendje të rëndë është lëvizur në tre spitale brenda javës, ndërkohë që bën thirrje pasi kjo situatë nuk i duket normale pasi e ëma është shtruar në Reanimcaion.

Qytetarja po priste pasi tani i kanë thënë që mamja e saj të tranfsferohet sërish në spitalin e Elbasanit.

“Kam mamin shuëm sëmurë. 20 ditë e mbajt tek shtëpia se më thanë jo jepi paracetamol jo jepi çaj. Erdhi ambulanca pas 20 ditëve e mori tek shtëpia dhe doli se ishte me bronkopnounomi, ftohje e vjetër.

Rrugës për Tiranë më ambulancë i thanë çoje për Elbasan dhe doktoresha më tha është e kotë që e ke sjellë këtu sepse këtu është si hotel. Dhe doktoresha kishte të drejtë sepse unë qendrova një natë atje dhe nuk kishte asnjë lloj aparature dhe ishte sikur tha drejtoresha. Të nesrëmen e çuan në Sanatarium dhe njeti tre ditë aty dhe pastaj e spostuan për punën e COVID dhe e sollën tek reanimacioni tek Nënë Tereza.

Tani po presim sepse do të transferohet prap në Spitalin e Elbasanit. Tani ato janë shumë të sëmurë janë 6 veta në dhomë, një nga ato është dhe mami im dhe janë në gjendje të rëndë sepse reanimacion do të thotë rrezik jete. Tani ato kanë mungesë oksigjeni në gjak dhe për atë po rri me oksisgjen. Tani kanë mundësi këto të sëmurë kaq rëndë që të bëjnë xhiro dhe të ndërrojnë katër spitale mrena javës nuk me duket normale spese po lozim me jetën e tyre. I bëj thirrje ministres së Shëndetësisë se nuk e di as kush është, por të vejë dorë tek këto të sëmurë, sepse nuk është hall i pakët është hall i mash dhe nuk dimë ku të përplasemi”, tha zonja.

(M.Q/Faxweb.al)

Artikulli paraprakPresidenti Trump ofron ndihmë për shërimin e kryeministrit britanik, Boris Johnson
Artikulli tjetërOBSH: Të mos hiqen shumë herët masat shtrënguese ndaj pandemisë