City-United, luftë për Toni Kros

Është Toni Kros objektivi i madh i dy klubeve të Manchesterit në merkaton e janarit. Sipas asaj që raportojnë media të ndryshme City dhe United i kanë shpallur luftë njëra-tjetrës, për të firmosur me mesfushorin gjerman të Realit të Madridit. Pep Guardiola nga njëra anë dhe Jose Mourinho në krahun tjetër, të dy trajnerët e pëlqejnë së tepërmi Toni Kros-in dhe e dëshirojnë me çdo kusht në skuadrat e tyre respektive. Për të shkëputur 26-vjeçarin nga Los Blancos nuk do të jetë e thjeshtë duke patur parasysh edhe faktin që Reali është pezulluar nga FIFA dhe nuk mund të afrojë në skuadër lojtarë të tjerë gjatë dy sesioneve të ardhshme të merkatos.
Në këtë kontekst Los Blancos do të kërkojnë të ruajnë grupin që kanë aktualisht në dispozicion. Nga ana e tyre dy klubet e Manchesterit që ishin protagonistet absolute përsa i përket shpenzime në merkaton e verës, do të bëjnë çmos për të bindur kampionin e botës me Gjermaninë në Brazil të largohet nga “Santiago Bernabeu”. City dhe United janë gati ta mbulojnë me ar 26-vjeçarin dhe t’i dorëzojnë çelësat e mesfushës vetëm e vetëm që Kros të pranojë të transferohet në ishull. Mesfushori aktualisht po luan sezonin e tij të 3-të me Realin e Madridit, por Kros është i intriguar dhe dëshiron të nisë një aventurë të re në Premier Leaguen angleze.

Artikulli paraprakDhomat e huaja e vendase kundërshtojnë ashpër anëtarësimin me detyrim
Artikulli tjetërGundogan rikthehet në kombëtare