Çfarë po ndodh? Gjendet i pajetë në rrugë një qytetar në Vlorë

Një qytetar është gjetur i pajetë në rrugë në Vlorë mëngjesin e sotëm. Nuk shkaqet e vdekjes, ndërsa policia bëri të ditur se nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i plotë: Vlorë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:00, në “Pashaliman”, Orikum, në rrugë, është gjetur pa shenja jete, një shtetas i seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprak79 persona humbën jetën nga virusi vetëm brenda një jave
Artikulli tjetërGrida Duma në pak sekonda tregon se si programi do të nxjerrë nga mjerimi familjet shqiptare në nevoja ekstreme ekonomike