Çfarë mund të shkaktojë migrenë tek fëmijët dhe si ta trajtojmë

Kur flasim për dhimbjet e kokës, shpesh mendohet se ky është një problem me të cilin përballen vetëm të rriturit. Dhimbja e kokës tek fëmijët është shpesh arsyeja për kontroll apo konsultim tek mjeku padiatër neurolog. Si tek të rriturit edhe tek fëmijët ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, siç janë dhimbjet e përsëritura të migrenës apo dhimbjet kronike të përditshme.
Rastet kur duhet të shkoni te mjeku neurolog janë kur:
-dhimbjet e kokës e zgjojnë fëmijën nga gjumi,
-fëmija ka dhimbje koke të shpeshta apo të forta,
-dhimbjet e ndryshojnë personalitetin e fëmijës,
-dhimbjet shoqërohen me temperaturë apo ngrirje të qafës.
Faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës janë:
– infeksionet ,të ftohtit, gripi, infeksionet e veshit dhe të sinuseve, si dhe infeksionet e rënda të trurit meningjiti apo temperatura e lartë
-traumat në kokë, edhe traumat e lehta shkaktojnë dhimbje koke, por nëse dhimbja bëhet e fortë, duhet të kryeni kontroll të menjëhershëm
-faktorët emocionalë,stresi, ankthi, depresioni;
-ushqimi dhe pijet, nitratet të cilat janë të pranishme në produktet e sallamrave, si dhe aditivë të tjera në ushqim; kafeina e tepërt, lëngjet e gazuara, çokollata, kafja dhe çaji
Natyrisht, gjatë këtyre kushteve, gjithmonë ekzistojnë edhe simptoma të tjera të rënda – çrregullim vizual, marramendje, çrregullim të koordinimit motorik (të lëvizjes së duarve, këmbëve).

Artikulli paraprakAi ishte…! Jehona e statujës së Pjetër Arbnorit
Artikulli tjetër11 ushqimet që mund të ulin tensionin e gjakut