Censura e pakuptimtë e ambasadores së BE ndaj mediave

Këshilli Kombëtar i Integrimit u mblodh me pjesëmarrjen e ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, e cila për prezantimin e progres raportit të fundit kishte kërkuar që të mos kishte prezencë të medias. Kamerat u lejuan vetëm për pak minuta, gjatë të cilave kryetarja e këtij Këshilli, Majlinda Bregu, i kërkoi qeverisë të sjellë strategjinë e veprimit.
Pas rekomandimit për hapjen e negociatave, Majlinda Bregu i kërkon qeverisë të mos flejë mbi dafina. Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit, deputetja opozitare rekomandoi hartimin sa më shpejt të një strategjie veprimi deri në momentin e nisjes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, por e bëri të qartë se nuk kënaqet me rolin e spektaktorit.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, socialistja Arta Dade, i tërhoqi veshët politikës në të dyja krahët, në lidhje me pengesat që i kanë sjellë procesit të integrimit.
Ndryshe nga sa ndodh zakonisht me mbledhjet e Këshillit të Integrimit, të cilat transmenton live nga televizionet e interesuara, këtë herë medias iu kërkua të dalë nga salla para se ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, të niste prezantimin e progres raportit.
“ABCnews” mësoi se largimin e medias e ka kërkuar vetë përfaqësuesja e Brukselit. Disa pjesë nga fjala e ambasadores Vlahutin u postuan në Twitter nga zyra e BE-së në Tiranë.

Artikulli paraprakBE, takim mbi marrëdhëniet me SHBA-të
Artikulli tjetërÇfarë biseduan Trump dhe Putin?