Burrel, ish-kreu i komunës vetëhelmohet në makinë

Ish-kryetari i Komunës Baz, në Burrel, është gjetur në gjendje të rëndë në mjetin e tij ditën e djeshme, pasi ka tentuar të vetëhelmohet, por ndonëse u nis me urgjencë drejt spitalit, ai nuk arriti të shpëtojë.
59-vjeçari Fatmir Kurti mësohet se vuante nga një sëmundje, çka edhe ka ndikuar në gjendjen e tij psikologjike. Banorë të zonës, të cilët kanë parë 59-vjeçarin në gjendje të rëndë, kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendin e quajtur “Rruga Baz”.
Uniformat blu e kanë gjetur Kurtin në gjendje të rëndë në mjetin e tij, dhe menjëherë është bërë transportimi i tij me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Por gjatë rrugës mësohet se, Kurti ka humbur jetën.
Nga hetimet e para mësohet se ai ka tentuar të vetëhelmohet, duke pirë fostoksinë, pasi në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një kuti cilindrike, ku brenda saj u gjetën dy tableta fostoksinë. Ndërkaq, po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, dhe shkaqeve që çuan 59-vjeçarin drejt këtij veprimi.

Artikulli paraprakArti i integrimit europian
Artikulli tjetërZjarr në një apartament, rrezikohet i gjithë pallati