Bullizimi – kjo fjalë e futur në shqip si pykë!

Nga Etleva Kondakçiu

= Tallja, përqeshja, ngacmimi, kunjat, mistrecllëqet e të tjera e të tjera plot.

Në mos vetëvrasje, çon në trauma serioze. Nuk ka nevojë të kesh ndonjë gradë shkencore që ta shohësh e ta ndjesh “bullizimin” gjithandej.

Mjerë kush e merr seriozisht “bullizimin”, se prej njerëzve me mendje të vogla, të mbyllura dhe injorante, nuk shpëton dot.

1. Se .. mund të jesh i ardhur nga fshati në Berat e të shajnë “fshatar”

2. Se … mund të jesh i ardhur në kryeqytet e të shajnë “provincial”

3. Se … mund të jesh i ardhur nga Shqipëria në Itali e të shajnë “shqiptar”

4. Se … mund të jesh i ardhur nga Çamëria në Shqipëri

5. Se … mund të jesh shqiptar emigrant në Greqi

6. Se … mund të jesh i rënë nga Kukësi në Vaqarr

7. Se … mund të jesh shumë i dhënë pas ushqimit, pijes, apo leximit

8. Se … mund të jesh e bukur e të qeshësh ca si shumë

9. Se … mund të jesh e ndarë nga burri për halle që veç ti i di

10. Se … mund të jesh e shkathët sa nuk ia përton kujt

11. Se … mund të jesh i zgjuar sa të mos merresh me teveqelë

12. Se … mund të jesh i ndershëm dhe të na tregosh burrëri

13. Se … mund të jesh i mençur e punëtor, që s’merr vesh nga kjo botë

14. Se … mund të jesh i vetëm, pa fuqi, që rron veç kot!

Artikulli paraprakKush i mori paratë e Turizmit?!
Artikulli tjetërLufta e Koplikut 1920: pse ushtria shqiptare mori peng 5 vrakaçorë për çdo lagje?