“Budallait nuk i hapet rrugë, por merret për dore dhe shoqërohet atje ku e ka vendin”…

Ernil SABAJ
Student doktorature, Londër

Ne supermarketet me produkte nderkombetare ne Angli, te vetmet produkte shqiptare qe kam hasur jane “Devolli Princ caffe” dhe “Kelmendi Kosova Suxhuk”. Te dy produkte kosovare. Teorikisht per mua me shume sens ben qe Kosova te jete pjese e minishengenit sesa Shqiperia.

Personalisht, kam qene dakord me filozofine e Rames, sidomos kur deklaronte se: “Budallait nuk i hapet rruge, por merret per dore dhe shoqerohet atje ku e ka vendin, perndryshe behet i demshem per shoqerine”.

Sot kohet kane ndryshuar, dhe z. Rama gjendet ne vendin e budallait, prandaj eshte detyra e ndjekesve te tij besnike t’ia zbatojne filozofine. Neqoftese shpreson se shqiptaret e papune do te emigrojne ne Serbi (nese marreveshja perfshin dhe levizjen e punetoreve), ketu mund te kete te drejte, me nje gur dy zogj, largohen dhe te papunet dhe kritiket.

Realisht Serbia ka nje standard jetese me te larte (gjithmone nqs ata sdo jene raciste ndaj shqiptareve), dhe Beogradi edhe pse s’ka tituj si “European youth city capital”, me eshte dukur disi me i paster se Tirana.

Pjesen me te madhe te kosovareve qe kam takuar dhe punojne ne qeverine Kosoves si ekonomiste, i kam gjetur me background akademik shume te mire, dhe min me mastera ne Angli apo SHBA, ndersa ata qe keshillojne Shqiperine i kam gjetur me nje numer te larte followers ne insta.

rama vucic

Artikulli paraprakBanorët e Ishmit denoncojnë jo vetëm braktisjen nga shteti, por edhe gjobitjen pse rindërtojnë shtëpitë
Artikulli tjetër‘Kolonizimi i ri’ serb i shqiptarëve