Borxhi 30 milionë euro i Beso së Ramës ndaj shtetit që mori në qafë Drejtorin e Tatimeve sepse…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë sot mbi bllokimin nga qeveria të një biznesi të madh në qëndër të Tiranës, kompleksit “Taivani”, pronari i të cilit, Besnik Sula, njihet si një nga miqtë e kreut të qeverisë.

Sipas Berishës, pas bllokimit fshihet një mega aferë e madhe korrupsioni prej 30 milionë eurosh. Berisha shkruan sot në Fb sot: “Një mega-aferë e re korrupsioni! “ dhe fton të lexohet mesazhi i një qytetari si më poshtë:

“Përshëndetje Doktor!

Uroj të jeni mirë me shëndet.
Doja t’ju informoja për një situatë tepër absurde dhe korruptive në Tatime, ministri të Financave dhe të vet kryeministrit.
Lidhur me bllokimin e biznesit të Taivanit të Besos…!

Ju informoj se Beso i ka detyrim shtetit 30 milionë euro, vetëm për menaxhimin e Fabrikës së Përpunimit të Naftës në Ballsh dhe kjo vetëm nga vetëdeklarimi në sistemin tatimor sipas regjistrit elektronik.

Drejtori i Tatimeve që iku, u shkarkua sepse guxoi të kërkonte që të merrte madje dhe me gjobë të madhe e të merituar, detyrimin që Beso i ka shtetit dhe për këtë ai mori urdhrin e shkarkimit.

Kështu qeveria nga frika se ish-drejtori do të flasë dhe do t’i denoncojë për shkarkimin e tij për tentativën që nisi për të detyruar Beson të paguante 30 milionë euro detyrime ndaj shtetit dhe për të bërë zhurmë se ne “ndëshkojmë” edhe mikun tonë, Beson e Taivanit..!

I bllokojnë biznesin në Tiranë dhe nuk i kërkojnë shlyerjen e detyrimeve prej 30 milionë euro që si ka, ndaj Tatimeve!
Kësaj i thone: Bllokohet kafja 1000 lekshe dhe lejohet administrimi i pasurisë më fitimprurëse në ekonominë shqiptare….!”

Artikulli paraprakSi vidhen shqiptarët, Basha jep shifrën tronditëse: Një kilometër rrugë kushton 10 herë më shumë se në BE
Artikulli tjetërKujdes se kafshon!