Bonucci te Reali, vjen përgënjeshtrimi i Milanit

Mediat spanjolle raportuan dje se Leonardo Bonucci ishte i pakënaqur te Milani dhe se në mungesë te Championsit, do të kërkonte largimin. Sipas tyre, Reali i Madridit ka gati ofertën për të rrëmbyer kapitenin e kuqezinjve, që në muajin janar.
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i klubit të Milanit, që ka mohuar çdo lloj tratative mes Realit dhe Bonuccit. Nëpërmjet një komunikate, kuqezinjtë theksonin se këto janë thjesht hamendësime mediatike, ndërsa vlerësonin figurën e Bonuccit, si njeriu i duhur për të udhëhequr projektin e ringritjes së Milanit.

Artikulli paraprakRaporti, paguajmë internetin më shtrenjtë se çdo vend tjetër i Ballkanit
Artikulli tjetër“The Guardian”: Cunami i HEC-ve po rrezikon zonat e mbrojtura