Raporti, paguajmë internetin më shtrenjtë se çdo vend tjetër i Ballkanit

Shqipëria renditet në vendin e 42 në botë për internetin më të lirë me një çmim mesatar 33.23 dollarë në muaj për paketë interneti me brez të gjerë.
Është kjo renditja që ka siguruar vendi ynë në një studim të fundit. Rreth 3351 paketa interneti u regjistruan dhe analizuan nga BRBC Continental dhe Cable.co.uk mes 18 gushtit dhe 12 tetor 2017, nga ku u bë renditja e kostot për 196 vende nga më i liri tek më i shtrenjti.

Shqipëria në raport me rajonin

Edhe pse në një listë me 196 vende duket se, Shqipëria pozicionohet mirë dhe me një kosto të lirë duket se në rajon ka vende që performojnë akoma më mirë.
Serbia për shembull renditet në vendin e 11 si më e lirë me një kosto pakete 18.92 dollarë.
Kroacia nga ana tjetër renditet në vendin e 25-të më të lirë me një kosto për paketë interneti me brez të gjerë 25.66 dollarë në muaj.
Bullgaria dhe Italia renditen në vendin e 31 dhe të 32 me respektivisht 28.81 dollarë në muaj dhe 29.27 dollarë në muaj.
Më pas vjen Mali i Zi në vendin e 37 me 32.32 dollarë në muaj për paketë.
Studimi i çmimeve të internetit në brez zbulon diferenca të mëdha në koston e aksesit online.
Irani është ai që ofron brezin më të lirë me një mesatare prej 5.37 dollarë kurse Burkina Faso është më e shtrenjta me një çmim mestar për paketë mesatare në dollarë prej 955.54 dollarë në muaj, duke treguar një diferencë të madhe në koston e internetit me brez të gjerë nëpër botë.

 

Artikulli paraprakHiguain operohet në dorë
Artikulli tjetërBonucci te Reali, vjen përgënjeshtrimi i Milanit