Biznesi ul qepenat kundër taksave të larta, ja ku do të protestohet

Bizneis i vogël dhe i mesëm do të zhvillojë sot protestën e tij kundër takzave të larta. Nga ora 11:00 deri në 12:00, Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm ka bërë thirrje për mbylljen e qepenave.
Mësohet se bizneset do të protestojnë në disa pika, duke nisur nga tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.
Kryetari i kësaj shoqate Albert Nasto deklaroi dje: “Kemi bërë thirrje që të na përkrahin sepse kjo është nga reformat më të rënda që është bërë në 27 vjet. Kjo do të rrënojë biznesin e vogël dhe të mesëm. Ne nuk do të lejojmë këta 4 -5 oligarkë që të na marrin bukën e gojës, bashkë me mediat, bashkë me opozitën, të zgjedhurit tanë, shoqërinë civile, të rinjtë shqiptarë të organizohemi. Sepse mbyllja e qepenave ishte gjysëm lëvizje. Tani e tutje duhet të dinë se biznesi nuk njeh parti, biznesi po shkatërrohet nga kjo qeveri, biznesi po shkatërrohet nga z.Rama.
Çdo biznes në Republikën e Shqipërisë të ulë qepenat, të hyjë në grevë urie, të mbyllim subjektin dhe të protestojmë. Sepse kjo është kauzë e madhe, duhet të fitohet nga ne dhe nga opozita, nga populli shqiptar. Duhet të protestojmë për vendosjen e TVSH-së, për klimën e biznesit, kërkojmë uljen e taksave.
Bëj thirrje Kryeministrit të ndërrojë rrugë sa nuk është vonë, të mbledhë mendjen sepse ndryshe biznesi do të reagojë fort.
Solidarizim dhe mbështetje nga të gjithë populli. TVSH-ja nuk pranohet nga ne, do të jetë shkatërruese për ne. Bëj thirrje biznesit e vogël dhe te mesëm që nesër nga ora 11:00-12:00, të ulë qepenat e biznesit, t’i themi këtij plani ogurzi për biznesin: Boll më!”

Artikulli paraprakPerandoria e Sorosit dhe mesazhet hungareze për shqiptarët
Artikulli tjetërDëshmi tronditëse për masakrat në kampin e Tepelenës: “Si i lidhën dy fëmijët e mitur tek shtylla”