Beteja finale, nesër studentët marshojnë nga ministria drejt Kryeministrisë

Pas tërheqjes së qeverisë nga VKM-ja për tarifat e provimeve të mbartura, studentët e kanë përfunduar protestën për sot, por ata thonë se do të mblidhen sërish nesër për të vijuar rezistencën e tyre deri sa të plotësohen edhe 4 kushtet e tjera.
“Nesër në orën 8 mblidhemi tek ministria dhe marshojmë deri kryeministrisë. Dekanët e fakulteteve të mbajnë përgjegjësi për të plotësuar kushtet për institucionet”, tha një përfaqësuesve të Këshillit Studentor.
Studentët kërkojnë gjithashtu edhe përgjysmim të tarifave për shkollimin e tyre. Por Ministria e Arsimit ka thënë se kjo është dicka që vendoset nga vetë fakultetet, jo nga qeveria. Të presim se si do të rrjedhin nesër zhvillimet.
Studentët nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht se ministrja Lindita Nikolla u shpreh se do të shfuqizohet VKM për taksën e provimeve të mbartura.
Ata tani kërkojnë arsim publik falas.
Me thirrjet ‘arsim publik falas’, ‘Ne nuk dorëzohemi’ studentët vazhdojnë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Arsimit prej orës 10:00 të paradites së sotme.
‘Ne duam shkresë zyrtare me katër kërkesat dhe nuk tërhiqemi. Të përgjysmohen tarifat.
Ajo tarifë për provimet e mbartura ishte kryesore, por duhet të plotësohen edhe kërkesat e tjera. Do vazhdojmë protestat’- thonë studentët.

Artikulli paraprakMbetësi më i madh në këtë vend jeni ju z. Rama
Artikulli tjetërMediat ndërkombëtare jehonë protestës: Po shtrihen në të gjithë vendin, janë me mijëra