Berisha publikon videon: Ndiqeni debatin si e nxjerr cullak aktivisti nga Kosova Sulltan Salep Surrelin

Nga Sali BERISHA

Miq, ju ftoj të ndiqni debatin si e nxjerr cullak, Rron Gjinovci, Sulltan Salep Surrelin. Përgjigjet ia dha vet me dinjitet dhe siç i meritonte Roni aktivist, qytetar, i cili në pak minuta nxori cullak para teleshikuesve Sulltanin. Por meqë më citoi për Sarajet e Surrelit po sqaroj sa vijon:

1 – Edvin Hajduti pretendon në deklaratën e bërë në ILDKP se 5000 m2 tokë i ka blerë me 2 dollarë/metrin, ndërkohë që asokohe jo aty po edhe disa km me larg, toka kushtonte 25 $/ m2.

2 – Njeriu që i drejtohej Ronit me gjuhë ordineri, kur ka ndërtuar vilën ka pasur të deklaruara në ILDKP sipas dokumenteve zyrtare gjithsej 2900 euro dhe 400 mijë lekë.

3 – Pyetjeve të gazetarëve se me se janë ndërtuar sarajet e Surrelit, kur nuk ka fonde të deklaruara, zonja Rama është përgjigjur se janë ndërtuar me paratë e Kurbanit. Kurse bashkëshorti i saj që në çdo fjalë nxjerr një gënjeshtër, në përgjigje të kësaj pyetjeje të bërë nga studentët dhe gazetarët, ka deklaruar se ai ka qënë në emigracion.

Por ne shtetin shqiptar nuk ekzistonte absolutisht asnjë dokument tatimor, doganor, bankar që të provonte njërën apo tjetrën origjinë të parave të ndërtimit të Sarajeve të ndërtuara me materiale ultra të kushtueshme.

4 – Kur kryetarja e ILDKP, zonja Zana Xhuka, me guxim nisi hetimin mbi origjinën e parave të ndërtimit të Sarajeve të Surrelit me gjatësi themelesh 57 m, Edvini e shkarkoi atë menjëherë dhe në mënyrë antikushtetuese nga detyra.

Përsa i përket formës si bunker, ato atë formë kanë dhe nuk ia kam sugjeruar unë, por e ka zgjedhur vet.

Së fundi i rikujtoj hajdutit se vilë apo pallat mund të ketë çdo njeri me burime financiare të qarta dhe transparente. Kurse ata që ndërtojnë vila dhe pallate si rasti tipik i çiftit Rama, i kanë vila dhe pallate të ngritura mbi krimin.”

*Rron Gjinovci drejton Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) në të cilën është bashkëthemelues. Aktualisht student i filozofisë, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Filozofëve të Kosovës dhe aktivist i shoqërisë civile.

Miq,ju ftoj te ndiqni debatin si e nxjerre cullak Ron Gjinoci,Sulltan Salep Surrelin.Pergjigjet ja dha vet me dinjitet dhe siç i meritonte Roni aktivist, qytetar i cili ne pak minuta nxori cullak para teleshikuesve Sulltanin. Por meqe me citoi per Sarajet e Surrelit po sqaroj sa vijon:1-Edvin Hajduti pretendon ne deklaraten e bere ne ILDKP se 5000 m2 toke i ka blere me 2 dollare metrin nderkohe qe asokohe jo aty po edhe disa km me larg, toka kushtonte 25 $ m2.2-Njeriu qe i drejtohej Ronit me gjuhe ordineri, kur ka ndertuar vilen ka patur te deklaruara ne ILDKP sipas dokumentave zyrtare gjithsej 2900 euro dhe 400 mije lek dhe keto dokumenta jane publikuar ne media.3- pyetjeve te gazetareve se me se jane ndertuar sarajet e Surrelit kur nuk ka fonde te deklaruara, zonja Rama eshte pergjigjur se jane ndertuar me parate e Kurbanit. Kurse bashkeshorti i saj qe ne çdo fjale nxjerr nje genjeshter, ne pergjigje te kesaj pyetje te bere nga studentet dhe gazetaret ka deklaruar se ai ka qene ne emigracion.Por ne shtetin shqiptar nuk ekzistonte absolutisht asnje dokument tatimor, doganor, bankar qe te provonte njeren apo tjetren origjine te parave te ndertimit te Sarajeve te ndertuara me materiale ultra te kushtueshme.4- Kur kryetarja e ILDKP zonja Zana Xhuka me guxim nisi hetimin mbi origjinen e parave te ndertimit te Sarajeve te Surrelit me gjatesi themelesh 57 m, Edvini e shkarkoi ate menjehere dhe ne menyre antikushtetuese nga detyra.Persa i perket formes si bunker ato ate forme kane dhe nuk ja kam sygjeruar une por e ka zgjedhur vet.Se fundi i rikujtoj hajdutit se vile apo pallat mund te kete çdo njeri me burime financiare te qarta dhe transparente. Kurse ata qe ndertojne vila dhe pallate si rasti tipik i çiftit Rama, i kane vila dhe pallate te ngrituara mbi krimin. sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 20. Mai 2020

Artikulli paraprakBanditët me uniformë dhe trafikantët e drogës që promovoi Rama në rrjeshtin e parë të dhunës ndaj artistëve
Artikulli tjetërKryemadhi i kujton Ramës si rrihte ish-gruan, zbulon kë takonte kur ishte i martuar