Kryemadhi i kujton Ramës si rrihte ish-gruan, zbulon kë takonte kur ishte i martuar

Shembja e Teatrit Kombëtar është tema më e përfolur e ditëve të fundit pasi shumë aktivistë e artistë kanë qenë kundër dhe vazhdojnë të mbështetur nga qytetarët e Tiranës po protestojnë për këtë cështje.

Ditën e sotme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kujtuar ditët e adoleshencës për të treguar se detyroheshin për të shkuar në Teatër.

Madje rrëfen se kur Rama ishte i martuar me aktoren Matilda Makoci dhe vinte takonte gjyshen e saj e cila jetonte në një lagje me kryetaren e LSI. Nga kjo shtëpi arrinte të shihte Teatrin nga dritarja dhe dëgjonte duatrokitjet.

“Edi Rama e di se ka qenë i martuar me Matilda Makoçin vinte e takonte gjyshen e Matildës aty jetoja unë dhe në shtëpinë ku jetonte Monika nga dritarja shihej Teatri dhe dëgjoheshin duartrokitjet. Si nxënesë e shkollës Dora Distra e kemi pasur me detyrim të shkonim njëherë në muaj në Teatër. Kam parë Sulejman Pitarkën Kadri Roshin…

Kurse Rama në Teatër ka hyrë vetëm kur ka dashur ta shèmbë. Një njeri që ka hyrë dhe ka parë edhe një shfaqje të vetme…”, tha Kryemadhi për News 24.

Përveç kësaj, Kryemadhi hodhi akuza ndaj kryeministrit se ka rrahur gratë e tij dhe nuk la pa përmendur policët që kanë ushtruar dhunë. “Rama nuk e ka dhunë të rrahurën sepse Rama ka rrahur gratë e veta. Janë veprime krimínale. Një sektor policie që është ngritur me anëtarë partie. Ata säkanë asnjë lloj koncepti si veprohet në polici, por bëjnë ça shohin në filma.

Denisa Hima oficere që dhùnoi Silva Cakën. Nuk ka turp më të madh për komunitetin musliman që një burrë të prekë me dorë një grua me shami.

Sa i përket dhunës meqë thotë ska dhunë, ne do ta trajtojmë Ramën njësoj siç ka trajtuar ai protestuesit. Amarlida Shabani një pòlice tjetër që ka dhùnuar qytetarët. Ai Tetarin e ri ska për ta ndaluar njëherë. Ska shanc ta pastrojë dot. Sepse ska ndërmend ta ndërtojë, se ai ska qenë ndonjëherë në Teatër”, shtoi Kryemadhi.

Artikulli paraprakBerisha publikon videon: Ndiqeni debatin si e nxjerr cullak aktivisti nga Kosova Sulltan Salep Surrelin
Artikulli tjetërNishani publikon fotot e Teatrit ‘Globe’ të Londrës: Vendi ku qeveris ligji dhe nuk vendos mafia!