Berisha publikon videon: Ja festa e mafias pas lirimit të Tahirit

Ish-Kryeministri Berisha ka bërë publike një video në të cilën duket festimi pas lirimit t ëish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
‘Festë të madhe kishte mafia dje!
Shikoni videon e qytetarit dixhital’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.
‘O doktor ja si festojnë në kombinat me parate e droges lirimin e saje qorrit’, është mesazhi që shoqëron dhe videon e mëposhtme.
Lirimi i ish-ministrit Saimir Tahiri në Gjykatën e Apelit nga arresti i shtëpisë, ka lumturuar shumë të rinjtë e Kombinatit. Zonë në të cilën është zgjedhur dhe deputet i PS-së në zgjedhjet e fundit Tahiri.
Për lirimin e tij janë hedhur fishkezjarre nga ana e të rinjve, po nuk kanë munguar as replikat në rrjetet sociale. Disa komentues kanë thumbuar njërin prej të rinjve të FRESH, duke i thënë se paratë për fishekzjarret i kanë nxjerë nga shitja e drogës.
Ndërsa i riu ja ka kthyer se: Mos ki hallin e festës tonë ti. Ne festojmë kur të duam e për arsyet që na do qefi ne. Saimiri është deputet i zonës tonë e mardheniet me të i kemi speciale.
Edhe vetë Tahiri është parë dje duke festuar lirimin me miqtë në oborrin e banesës së tij duke pirë birra.
Videon e publikoi dje Klajdi Meçi, inspektor pranë IKMT.

sb

Feste te madhe kishte mafia dje! Shikoni videon e qytetarit dixhital. sb"o doktor ja si festojne ne kombinat me parate e droges lirimin e saje qorrit"

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 29. Mai 2018

Artikulli paraprakRamos kritikon CR7: Kërko falje që të të ndihmojmë!
Artikulli tjetërBetonizimi i Tiranës, pesë herë më shumë leje ndërtimi në 3 muajt e parë