Berisha publikon videon: Cili është më kriminel Rama apo ata që ai mbron?

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video Besoj ku shihet se si Rama mbronte me djersët e sikletit që i shkonin çurg përmbi ballë, familjen Rraja, përpara togës së policëve, duke anatemuar oficerin e policisë Emiljano Nuhu, i cili i kishte akuzuar për kanosje me armë në zyrë në prani të Taulant Ballës. Të njëjtin anatemim që Rama bëri edhe për Dritan Zaganin e me radhë.

Ish-Kryeministri Berisha që ngre edhe pyetjen kush është më kriminel?

“Kryekreu i Meduzes Rama apo lejtnantet e tij ne klanin mafioz Rraja?

Miq, degjoni videon dhe lexoni shkrimin se si me dt 26 shtator 2018, Kryehorri i narkoshtetit Edvin Mafia sulmonte dhe shan si ordiner per te mbrojtur klanin kriminal Rraja, oficerin Nuhu sepse denoncoi si kriminel djalin e narkodeputetit Rraja qe kishte torturuar si sadist duke i djegur cigare ne mish nje vajze te pambrojtur! sb”, shkruan Berisha në reagimin e tij në Facebook.

Ndiqni videon

Cili eshte me kriminel?Kryekreu i Meduzes Rama apo lejtnantet e tij ne klanin mafioz Rraja? Miq, degjoni videon dhe lexoni shkrimin se si me dt 26 shtator 2018, Kryehorri i narkoshtetit Edvin Mafia sulmonte dhe shan si ordiner per te mbrojtur klanin kriminal Rraja, oficerin Nuhu sepse denoncoi si kriminel djalin e narkodeputetit Rraja qe kishte torturuar si sadist duke i djegur cigare ne mish nje vajze te pambrojtur! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 5. November 2019

Artikulli paraprak50 mijë euro shefit të policisë për të lejuar mbjelljen e…
Artikulli tjetërDosjet e rëndësishme që u gjetën në makinën e prokurorit Ndoja