50 mijë euro shefit të policisë për të lejuar mbjelljen e…

Shefi i komisariatit në Librazhd, Bedri Hasanaj, së bashku me shefin e krimeve Armand Koni dhe një numër të madh drejtuesish në këtë komisariat dhe në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, janë vënë në hetim për neglizhim dhe shpërdorim detyre duke lejuar mbjelljen e 3 mijë rrënjëve kanabis në fshatin Ostren, zona e Gollobordës.

Bëhet e ditur se, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, SHÇBA, ka nisur hetimet prej disa javësh, ndërsa dosja është dërguar në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Elbasan.

Sipas burimeve të sipërcituara, në dosje ka dëshmi që rëndojnë pozitën e zyrtarëve të lartë të policisë në Librazhd, madje personat, ende të paidentifikuar, që kanë mbjellë lëndën narkotike, kanë paguar 50 mijë euro tek zyrtarët.

Ky mbetet ende një informacion paraprak pasi prokuroria po punon për mbledhjen e sa më shumë provave.

Artikulli paraprakRrjeta kineze 5G e Huaweit që ka kapur kryeministrin
Artikulli tjetërBerisha publikon videon: Cili është më kriminel Rama apo ata që ai mbron?