Berisha publikon mesazhin: Si mashtroi policia e Lleshajt se shpëtoi alpinistët (Foto)

Policia e Shtetit deklaroi mbrëmjen e djeshme se kishte shpëtuar një grup alpinistësh, që kishin mbetur të bllokuar në malin e Gramozit.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhej në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

“Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.

Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës”, thuhej në njoftim.

Por, njëri prej alpinistëve, Ervin Xhakolli, ka përgënjeshtruar deklaratën e Policisë së Shtetit. Ai ka sqaruar se foton që ka publikuar policia në faqen e saj në rrjetin social, ia kanë kërkuar punonjësit e policisë në mënyrë shoqërore, por kjo s’ka pasur të bëjë me shpëtimin e tyre.

Një mesazh i është dërguar edhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili në komentin e tij shprehet “një rrenë zyrtare si turp kombëtar i narkopolicisë së shtetit. Mashtron me lajmin dhe përgënjeshtrohet flakë për flakë”.

Në vijim, Berisha fton ndjekësit e tij në rrjet të lexojnë mesazhin e qytetarit dixhital, komunikatat mashtruese të Ardi Xhafës, përgënjeshtrimin e alpinistit!

“Besoji narkosve po deshe! Ja si mashtrojnë!”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e mëposhtëm.

Denoncimi

Mirdita Doktor.

Lajm i rremë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Po të nis dhe faktet. Djali që kam nënvizuar është alpinist profesionist nga më të mirët në Shqiperi, Ervin Xhakolli quhet dhe është kushëriri im. Po të nis dhe prononcimin e Ervinit në faqen zyrtare të tijen.

Sapo u takova me Ervinin dhe më tha vet që thjesht na kërkuan një foto në mënyrë shoqërore dhe Policia e Shtetit e ka publikuar sikuar i kanë shpëtuar alpinistët. Meqe kanë miratuar dhe paketën antishpifje.

Vetë alpinisti e ka përgënjeshtruar lajmin po në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

2 17

3 12

Artikulli paraprakPresidenca e OSCE-së, si prelud i rënies…
Artikulli tjetërGjendet në gjendje të rëndë tek Liqeni Artificial, humb jetën në spital