Berisha paralajmëron Ramën: Përgatitu për në burgun Al-Katraz

Ish-Kryeministri Berisha paralajmëroi Ramën për një hetim të plotë nga Shtetet e Bashkuara pas skandalit me foton me Obamën ku drejtësia amerikane dënoi njeriun e Ramës me 4 muaj me burg.

Berisha tha se Prokuroria amerikane mund ta hetojë tani Ramën tani për shkeljen e dy ligjeve amerikane, atë të shkeljes së rregullave të fushatave elektorale në Shtetet e Bashkuara dhe për mashtrim.

Berisha kujtoi deklaratat e njeriut të Ramës përmes avokatit në sallën e gjyqit ku u shpreh se “klinenti i tij kishte vepruar për llogari të Ramës” në lidhje me mashtrimin që kishte bërë për foton me Obamën.

Artikulli paraprakMedia amerikane: Merkel e vetme ndali përpjekjet e Thaçit për shkëmbim të territoreve
Artikulli tjetërShaqiri zbulon arsyen pse e la Kombëtaren e Zvicrës në shtator