Berisha: Një vendim tjetër politik i Ramës ndaj gazetarit investigative, Jetmir Olldashi

Ish-kryeministri Sali Berisha, e ka cilësuar si një vendim kriminal dënimin e gazetarit Jetmir Olldashi.

Me anë të një reagimi në Facebook, Berisha thekson se Rama i udhëhequr nga hakmarrja primitive urdhëroi anëtarin e bandës së Lushnjës, që të dënonte Jetmir Olldashin, vetëm pse ky i fundit denoncoi lidhjet e forta të politikës me krimin dhe drogës.

Sipas Berishës ky akt primitiv tregoi edhe njëherë se shteti në Shqipëri është kapur kokë e këmbë nga mafia dhe droga.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denimi i gazetarit investigativ Jetmir Olldashi, nje vendim tjeter politik kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit!

Te dashur miq, dje Edvin Kristaq Xhelati, ne nje akt hakmarrje te verber urdheroi antigjykatesin, anetarin famezi te bandes se Aldo Bares, Gjermeni te denoje ne kundershtim me kushtetuten dhe çdo ligj gazetarin Investigativ Jetmir Olldashi.

Denimi me urdher te Edvin Kristaq Xhelatit i Jetmir Olldashit, gazetarit trim dhe guximitar qe hetoi dhe faktoi veprimtarine kriminale te klanit mafioz te pushtetit Agron dhe Fatzi dhe lidhjet e tij me klanin supermafioz te kreut te meduzes, eshte nje akt stalinist diktatorial i pashembullt ne 30 vitet e fundit ne Shqiperi dhe ne Europe.

Ky akt kriminal politik, deshmi e vendosjes te diktatures te narkomafies ne Shqiperi eshte nje goditje asgjesuese per gazetarine investigative dhe transparencen ne Shqiperi.

Duke denuar me forcen me te madhe kete vendim kriminal dhe mafioz ju bej thirrje te gjithe shqiptareve te ngrihen ne lartesite e idealeve te lirise dhe te permbysin diktaturen e Edvin Kristaq Xhellatit dhe narkoqevetise se tij. sb

Artikulli paraprakPPE “shuplakë“ Ramës: Paketa antishpifje kërcënon lirinë, kthim mbrapa për Shqipërinë
Artikulli tjetërIu mohua një penallti, Real Madridi kërkon audion e VAR-it