Berisha në grupin parlamentar: Përballje me regjimin

Teksa në selinë blu po diskutohet djegia e mandateve, dhe në shumicë dërrmuese deputetët demokratë po shprehen pro, një reagim i fuqishëm padyshim është ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke qenë një nga nismëtarët për djegien e mandateve, Berisha thotë se është koha që PD të përballet me regjimin që ka përballë.
Reagimi i Berishës:
Prova e këtij vendimi është, nëse ne me aksionin qytetar politik do t’i kthejmë shqiptarëve votën e lirë, ne kemi marrë nje vendim historik të drejtë. Po nuk arritëm që shqiptaret të votojne të lirë, mbetemi fasadë. Nëse shkohet në këtë vendim, që nuk e kundërshtoj, përkundrazi, koha ka ardhur që të përballemi me këtë rregjim me qëllimin e vetëm që shqiptaret të jenë të lirë.
Nga ana tjetër kryeministri Rama duket se nuk do të lëshojë pe, madje ka hedhur tezën se PD dhe LSI nuk do të merren vesh për djegien e mandateve të deputetëve së bashku.
Deklaratat e Ramës janë bërë në mbledhjen e grupit të deputetëve, ku ai iu ka kërkuar të tijve që të fokusohen në organizimin e zgjedhjeve lokale.

Artikulli paraprakBerisha për ‘Il Messaggero’: Protestat nuk ndalen deri në largimin e Ramës!
Artikulli tjetërSaga e Nufit të Zadrimës… Kush është 80 vjeçari që u arrestua pse protestoi para Kryeministrisë