Berisha: E gjithë Shqipëria në revoltë, Edvin Kristaq Xhelati vazhdon shoppingun, asnjë ngushëllim për familjen

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vrasjen e të riut Klodian Rasha nga Policia “ekzekutim shtetëror pas shpine”.

Berisha shkruan në reagimin e tij se, Edvin Kristaq Xhelati vazhdon shoppingun në New York dhe nuk ka dërguar një fjalë ngushëllimi familjes dhe as nuk e ka dënuar ekzekutimin shtetëror të Klodianit

“E gjithë Shqipëria në revoltë!, shkruan Berisha në Facebook, duke shtuar pamje të një proteste në Fier, zhvilluar paralelisht me atë që po ndodhte në Tiranë.

“Të rinjtë e Fierit mbrëmë, në revoltën kundër ekzekutimit shtetëror pas shpine, në prag të derës, në Ditën e Rinisë, të Klodian Rashës, nga vrasës me uniformë të Edvin Kristaq Xhelatit, i cili vazhdon shoppingun në New York dhe nuk ka dërguar një fjalë ngushëllimi familjes dhe as nuk e ka dënuar ekzekutimin shtetëror të Klodianit”, ka nënvizuar ish-Kryeministri.

Artikulli paraprakBasha: Qytetarët shqiptarë meritojnë një qeveri që kujdeset për njerëzit, jo për veten!
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Presidentit pas protestës: Të gjithë bashkë kundër çdo lloj tendence autokratike