Berisha: Dorëzimi i mandatit nga Prenga poshtërim për ligjin

Ish kryeministri Berisha e cilësoi dje dorëzimin e mandatit nga ana e Armando Prengës si poshtërim për ligjin dhe Parlamentin. “Rama nxjerr Prengën nga dritarja për ta futur në Parlament nga dera! Të dashur miq, dorëzimi i mandatit nga vrasësi, trafikanti, hajduti ordiner, Armando Rama, është poshtërim për mandatin, përdhosje për ligjin, menderosje për Parlamentin dhe është akt pa asnjë vlerë, nul and void!
Me këtë akt, Edvin Kristaq Prenga kërkon të nxjerrë banditin, vrasësin nga dritarja për ta futur nesër nga dera”, shkruan Berisha në reagimin e tij.

Artikulli paraprakRama kriminalizon KQZ me mandatin e Prengës
Artikulli tjetërArmando ‘vetëvritet’ me porosi, duke e nxjerrë Ramën lakuriq…