Berisha denoncon superskandalin: Sistemi i Gjendjes Civile futet në kaos për qëllime elektorale

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, në “sistemin” e gjendjes civile të rretheve në Fier është bërë një super ngatërresë që nuk dimë më se ku të plasim kokën, të gjithë figurojnë në vendbanime jo përkatëse me “sistemin ” e ri që ka bërë ky i plotfuqishmi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Super Skandal!

Futet ne kaos per qellime elektorale si kurre me pare sistemi i gjendjes civile!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje doktor keni ngel shpresa e fundit per problemin ton pasi kte problem e kemi denoncuar dhe ne emisionet investigative dhe t gjith na kan len pa pergjigje mesa duket dhe ata financohen nga i madherishmi rama.. ne ” sistemin ” e gjendjes civile te rretheve ne fier esht ber nje super ngaterres qe nuk dim me se ku te plasim koken te gjith figurojn ne vendbanime jo perkatese me ” sistemin ” e ri qe ka ber ky i plotfuqishmi.

Problemet me kte situat nuk kan te sosur krahas gjith problemeve te tjera q sjell kjo ngaterres per cdo dokumentacion q na nevojitet tn dhe vdekjet q po ndodhin nuk po arrim ti cregjistrojm dot per arsye se kur shkojm ne gjendjen civile nuk figuron atje per ne.

Rreth te tjera q as ja kemi iden se ku ndodhen rasti me i fresket esht vdekja e nje familjarit ton q spo arrim dot ta crregjistrojm per kte arsye dhe po kaluan 10 dit mesa di marim dhe gjob kur shkojm atje na thon e ka fajen “sistemi” ju lutem anonim se e ca nuk pret nga kta.. nese esht nevoja te dergoj dhe fotot qe u kam shkruar emisioneve dhe te gjith m kthejn nje pergjigje shkurt fare… po ta shikoni m nga afer kte problem ju garantoj qe esht nje super skandal qe dhe ne afrik smund te ndodh flm dhe nje her anonim ju lutem

Artikulli paraprakAlarmante/ Të rinjtë braktisin Shqipërinë, trefishohet numri i të moshuarve
Artikulli tjetërLleshaj gënjeu për gazin helmues/ Lubonja: Është bashkëpunimi i atyre që abuzojnë dhe vjedhin…