Alarmante/ Të rinjtë braktisin Shqipërinë, trefishohet numri i të moshuarve

Shqipëria po thinjet me shpejtësi. Të rinjtë po largohen, lindjet kanë rënë ndjeshëm, ndërsa popullsia e moshuar, vitet e fundit është trefishuar.

Specialistet e Shëndetit Publik thonë se as popullata shqiptare nuk po i shpëton plakjes.

Vetëm dy dekadat e fundit, numri i të moshuarve është shtuar ndjeshëm. Nga 8% që zinte kjo grupmoshë në vitet 2001, në 2018 të moshuarit zënë 14% të popullsisë.

Por plakjen e vërtetë duket se do ta përjetojmë pas 10 vitesh. Sipas projeksioneve të INSTAT në 2031, mosha mesatare e popullsisë do të jetë 42 vjeç, numri i vdekjeve do të rritet ndërsa shtimi i popullatës do të jetë edhe më i ulët.

Italia është ndër vendet me popullsinë më të plakur në Europë, ku 23% të saj e zënë të moshuarit. Pas një dekade edhe Shqipëria do të ketë më shumë të moshuar, më shumë nevojë për shërbime ndaj tyre, por veçanërisht për politika stimuluese për shtimin e popullsisë. /A2News

1 6

Artikulli paraprak“Rama KÇK”/ SPAK kthen mbrapsht dosjet e para të OFL
Artikulli tjetërBerisha denoncon superskandalin: Sistemi i Gjendjes Civile futet në kaos për qëllime elektorale