Bejtja-Ramës: Dukesh si pacient

Analisti Andi Bejtja ka debatuar me Ramën në një debat në “Opinion” në lidhje me zhvillimet e fundit politike. Rama ka ndërhyrë disa herë, ndërsa Bejtja ishte duke folur dhe kjo ka sjellë edhe reagimin tij.

Fillimisht gazetari i ka kërkuar Ramës që të qetësohet. Më pas Rama ka mërmëritur në studio në shenjë ironie naj kërkesës për qetsi.

Kjo ka sjell edhe reagimin e Bejtes, i cili i tha “më dukesh si pacient”. Rama i është përgjigjur se mund të jetë pacienti nëse ai do të jetë doktori. Bejtja i është përgjigjur se jo të gjithë mund të jenë Doktori.

Rama hodhi poshtë idenë për shtyrjen e zgjedhjeve si dhe futjen e vendit në zgjedhjeve të përkohshme, pas krijimit të qeverisë tranzitore. Në Opinion ai tha se ka marrë detyrën për të vazhduar deri në 2021.

“Kush jam unë, që unë bëkam anulim loje dhe ne po futkemi dhe njëherë nga e para. Kur e kemi bërë, se ne ju zgjodhët kush do vijë në qeveri kush do rrijë në opozitë. Janë disa që po na thonë, që jemi të çmendemi dhe jemi gati të hidhemi në herë.

Nuk ka shans, sepse nuk jemi tek fusha e vogël në Surrel ku iu lë dhe ndonjë gol, jemi në kushtet kur po flasim për gjëra shumë serioze. Nuk është për të ruajtur postin e kryeministrit, karrigia, posti i km nuk është i imi. Nuk është e drejtë që postin e kryeministrit ta përdor si plaçkë, është fytyrë e këtyre këtu që kanë vendosur të bëjë unë detyrën e kryeministrit”, tha Rama.

Gjermania Bild botoi një shkrim të rëndë për Shqipërinë ku ishte i përfshirë dhe kryeministri Edi Rama, që sipas tyre përfshihet në dosjen 184 të përgjimeve. Por çfarë mendon kryeministri Edi Rama për këtë akuzë?

“Nuk kam me Bild-in asnjë gjë, këtë e ka shkruar Ylli Manjani dhe Collaku, janë këta të ty që janë furnizuesit dhe autorët e këtij teksti. Ka bërë një publikim bazuar në këto burime, shqiptarët e dimë mirë se çfarë përfaqësojnë këto burime, gazetari i BILD ka marrë këto burime të shquara dhe unë nuk kam çfarë t’i them”, theksoi Rama.

“Më 11 shtator të vitit 2016, Rama i telefonoi kreut të një komisioni zgjedhor rajonal për të pyetur nëse zgjedhjet kishin shkuar ashtu siç ishte diskutuar. Përgjigja e drejtuesit të zgjedhjeve: Po, shef, gjithçka siç e kemi diskutuar. Rasti është i njohur në Shqipëri si ‘Dosja 184’”, shkruan Bild.

Edhe për këtë kryeministri kishte një përgjigje: “Ju më kërkoni të kujtojë fjali specifike nuk mund ta kujtojë, ajo që kurrë nuk ka ndodhur që unë të merrem me këto pisllëqe që kanë marrë përsipër ti pastrojë ata që janë shkaku kryesor i krijimit të këtij pisllëku në Shqipëri. Për asnjë arsye në botë që të përballem me çdo lloj ballafaqim dhe hetimi”.

Artikulli paraprakRama: Unë them vetëm të vërtetën…kujtoni shëndetësinë falas…
Artikulli tjetërMeta i përgjigjet Ramës: Askush nuk mund t’i transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më tepër tek Presidenti