Beckenbauer sërish në telashe për miliona euro

Të tjera detaje janë bërë të ditura orët e fundit lidhur me skandalin që ka përfshirë Franc Bekenbauer mbi organizimin e Botërorit të vitit 2006 nga Gjermani. Sipas asaj që raporton “Bild”, Beckenabuer nuk ka punuar në mënyrë vullnetare për organizimin e këtij kompeticioni, ndryshe nga çfarë ka deklaruar sistematikisht në çdo konferencë shtypi, por është paguar në mënyrë të majme nga ana e DFB. Sipas asaj që mësohet, Beckenbauer ka përfituar 5.5 milionë euro si kryetar i komitetit orgazanitor të turneut, madje DFB ka përfunduar dhe në telashe me tatimet prej tij, pasi shuma e Beckenbauerit fillimisht nuk është deklaruar, dhe pas kontrollit të tatimorëve, Kaiseri është detyruar të kthejë mbrapsht 1.16 milionë euro, që sipas DFB janë paguar nga ana e tij në vitin 2011. Pagesa e fshehtë për Beckenabuer pritet të njollosë akoma dhe më shumë figurën e tij, pasi ish-kapiteni i Gjermanisë akuzohet gjithashtu dhe për evazion fiskal.

Artikulli paraprakHysaj gati për Champions
Artikulli tjetër“Qyteza” gjigante e Juventusit