Bastet favorizojnë Suedinë përballë Shqipërisë, ja kush do të gjykojë ndeshjen e sotme

Pas humbjes me Kilin në Parma të Italisë, padyshim që kuotat e Shqipërisë në baste janë rritur. Në takimin e sotëm miqësor, kompanitë e basteve shohin favorit absolut kombëtaren suedeze duke i caktuar një koeficient 1.60 për një fitore të mundshme.

Ndërkohë për një sukses të kuqezinjve kuota është caktuar 4.50. Barazimi mes dy skuadrave ka koeficientin 3.90.

Duke nisur nga ora 19:00, në Stokholm Shqipëria do të sfidojë Suedinë, në një takim që do të gjykohet nga një treshe rumune. Kryesori i kësaj sfide do të jetë Marsel Birsan, i cili do të gjykojë takimin e dytë ndërkombëtar në karrierë.

42-vjeçari ka arritur vetëm të gjykojë në raundin paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Asistentët e tij do të jenë Sebastian Gjergji dhe Gjergj Unacsu.

Artikulli paraprakShënim/ Ditën që Meta do paraqitet në SPAK, poshtë Ballkonit të tij nuk do ketë asnjë njeri
Artikulli tjetërKërkoi heqjen nga regjimi i posaҫëm 41 bis, GJKKO merr vendimin për të dënuarin me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj