Basha thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi. E keqja mund të ndalet vetëm duke respektuar masat shtrënguese

Basha thirrje qytetarëve: Qendroni në shtëpi. Nuk ka dilema, e keqja mund të ndalet vetëm nëse ne të gjithë japim kontributin tonë duke respektuar masat shtrënguese

Së pari dua t’u drejtohem gjithësecilit që na ndjek sot dhe ti bej një thirje edhe si qytetar edhe si familjar, edhe si kryetar i Partisë Demokratike, kreu i opozitës që të vazhdojnë të zbatojnë masat rigoroze të distancimit social.

Jam shumë iI shqetësuar në informacionet që kam marrë sot, të dokumentuara edhe me foto, të dendësisë së njerëzve, kryesisht në Tiranë, ccfarë është një thyrje totale e rregullave elementare të OBSH-së, është jashtëzakonisht e rrezikshme, për shëndetin, për jetën.

Eshtë një nga format më të sigurta të përhapjes së virusit dhe vjen në një moment ku bashkohen dy gjëra: Bashkohet një 7-ditësh i mundimshëm për shumë shqiptarë i cili ndoshta për një moment është bërë tepër i mundimshëm dhe ata kanë vendosur, shumë prej tyre kanë vendosur disa prej rregullave, po bashkohet po ashtu me momentin e fundit të inkubacionit për ata që besohen se janë të infektuarit e parë që kanë hyrë në Shqipëri.

Prandaj nuk duhet të kemi absolutisht asnjë dilemë. E keqja mund të ndalet vetëm nëse ne të gjithë japim kontributin tonë dhe kontributi i qytetarëve, kontributi i gjithësecilit prej nesh për të mbrojtur shëndetin tonë në rradhë të parë, shëndetin e familjarëve tanë dhe shëndetin e prindërve tanë, me të moshuarve dhe njerëzve të sëmurë është që ne të zbatojmë në mënyrë rigoroze rregullat e distancimin social.

Natyrisht këto nuk janë rregulla normale. Ne kemi kërkuar që këto masa të merreshin shumë më herët, por nuk është momenti që të merremi me përgjegjësinë përse nuk u moren me herët, tani është momenti për t’i zbatuar këto rregulla

Artikulli paraprakPaketa “Basha” për shpëtimin e vendit, 90 milionë euro në muaj, Rama e refuzon, zgjedh oligarkët
Artikulli tjetërShërohen dy pacientët e parë të prekur nga koronavirusi